LogIn Menu Close Menu

Storie suksesi - Fatmire Pulaj

01 gusht 2019

Emri im është Fatmire Pulaj dhe unë jam studente në drejtimin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit.

Pasioni im i madh është arti dhe piktura, por për disa vite, e bëra këtë vetë pa e ndarë me të tjerët.

Në natyrë, isha një person pak i mbyllur dhe e turpshme kështu që nuk e kam ndarë pasionin tim me askënd. Përmes mediave sociale, kam mësuar rreth OJQ Environment & Community Development dhe trajnimet që ata po ofronin. Pashë se ky është një projekt i mbështetur nga Qeveria Gjermane dhe prandaj kisha ndjenjën se kjo është një mundësi e mirë për mua që të forcoj kapacitetin dhe njohurinë time dhe më e rëndësishmja për të takuar miq të rinj.

Unë kam qenë pjesëmarrëse e trajnimit për Zhvillim të Karrierës fillimisht dhe për mua kjo ishte temë shumë interesante, ku kam mësuar shumë gjëra të reja që do të më ndihmonin në të ardhmen. Kam ndjekur gjithë kohën aktivitetet e organizatës dhe kam marrë pjesë në çdo trajnim që ata kanë organizuar. Përmes këtij trajnimi kam takuar shumë miq dhe prandaj ndjeva se kam ndryshuar shumë dhe kisha guximin të ndaj pasionin tim me miqtë e mi dhe kam marrë shumë mbështetje nga stafi i ECD dhe nga vullnetarët. Trajnimi ishte shumë i dobishëm për mua, ndërsa fitova besimin që unë mund të ec përpara me forcat e mia dhe të arrij objektivat e mia.

Kohët e fundit kam qenë pjesë e Programit të Trashëgimisë Kulturore për dymbëdhjetë ditë dhe besoj se kjo është rezultat i trajnimeve dhe shoqërimit me miqtë e rinj që takova në organizatë gjatë trajnimeve. Unë kam ndjekur edhe trajnimin për Media Sociale dhe Marketing Digjital dhe për mua kanë qenë shumë të dobishme.

Aktiviteti i fundit që kam ndjekur në ECD është këshillimi nga Pasaporta e Kompetencës e cila më ka ndihmuar që të njoh aftësitë dhe shkathtësitë e mia. Unë kam këshilluar të gjithë shokët e mi se trajnimet janë shumë të rendësishme për të ndërtuar personalitetin si dhe ngritja e kapaciteteve profesionale.
 

Prapa

Të fundit

Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19

ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka...

lexo më shumë...

Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese

Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...

lexo më shumë...

Shkollat përfituese në projekt

OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “...

lexo më shumë...

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj