LogIn Menu Close Menu

Si të përgjigjeni në pyetjen: Cila është dobësia juaj më e madhe?

16 shtator 2019

Kjo pyetje vazhdon të jetë pjesë e intervistave për punë, megjithëse, qëllimi i panelit për bërjen e kësaj pyetje dhe dëshmit që synon ti ketë nga përgjigjja e pranuar shpesh herë janë të paqarta.

Në të shumtën e rasteve kjo pyetje i ekspozon kandidatët në stres të dëmshëm dhe intervistuesve rrallë u sigurohet një përgjigje autentike prej së cilës do të mund të arrinin në një vendim objektiv.

Këshillat tona janë që kur t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje përqendrimi të jetë në aftësitë teknike ose të forta dhe jo në aftësitë të buta. Arsyeja është sepse aftësitë e forta janë aftësi të mësueshme dhe specifike për një punë të caktuar, të cilat mund edhe të mësohen për një kohë të shkurtër. Deri sa, aftësitë e buta janë veçoritë e personalitetit, atributet personale të cilat kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u ndryshuar. Fokusi në dobësit që i posedoni në aftëset e buta mund të përdoret si dëshmi për të ju përjashtuar nga procesi i mëtutjeshëm i rekrutimit. 

Më poshtë është një shembull se si mund të përgjigjeni në këtë pyetje.

Një dobësi e imja që gjithashtu e konsideroj edhe relevante për këtë punë është mungesa e njohurive për operimin me “Pivot Table” në programin e Excelit. E kam analizuar përshkrimin e punës dhe kam parë që njohuritë në operim me “Pivot Table” do të mundësonte manovrimin më të lehtë me të dhënat e klientëve të kompanisë. Sidoqoftë, kam bërë kërkime në internet dhe kam parë që ka shumë trajnime dhe resurse tjera që janë pa pagesë ose me një pagesë shumë të vogël dhe jam duke planifikuar ti shtrytëzoj për ta tejkaluar këtë dobësi.


Ose një shembull tjetër:

E di që puna si shitëse kërkon njohuri të gjuhëve të huaja mëse të nevojshme për komunikim me klientët e kompanisë. Si dobësi timen e konsideroj mungesën e njohurive të mira të gjuhës angleze e cila ështe e nevojshme për komunikim me klientët e organizatave ndërkombëtare që punojnë në Kosovë. Unë jam në gjendje të bëjë një komunikim të thjeshtë, mirëpo planifikoj që nëse arrij ta fitoj punën  paralelisht të filloj edhe një kurs të gjuhës Angleze. Besoj që praktikimi i mësimeve nga kursi në komunikimin me klientët do të më ndihmonte shumë në tejkalimin e kësaj dobësie për një kohë të shkurtë.


Gjasat për të dështuar në këtë pyetje janë të mëdha nëse fokusoheni në aftësi të buta si p.sh.:

Përshkak që jam i dhënë pas detajeve të shumta shpesh më marrin shumë kohë kontrollet e dokumenteve që i përgadis unë ose kolegët. Kjo ndikon që nganjëherë të mos mundem ti përmush afatet e caktuara. Por sidoqoftë, e kam parë si dobësi timen për të cilën më kanë tërhequr vërejtjen edhe të tjerët dhe ka ndikuar në humbjen e disa afateve të rëndësishme.


Në një mjedis biznesi ku puna nën presion dhe përmbushja e afatave janë mëse të nevojshme për një performance të suksesshme të një biznesi, një dobësi si mospërmbushja e afateve mund të jetë fatale për një institucion ose biznes. Edhe pse korigjimi në detaje është shumë i rëndësishm, një balancë e këtyre dyjave është mëse e nevojshëm në shumë ambiente të punës.

Ose një përgjigje tjetër që do të mund të kishte efekte negative në një pyetje të tillë:

Shpesh herë kur kam punuar në projekte të ndryshme në ekip dhe e kam parë që njëri nga kolegët e ekipit nuk është duke e dhënë maksimumin ose nuk është duke punuar për interesa të ekipit, gjë që më është dukur e padrejtë, dhe për këtë arsye jam zënë me kolegët. Këtë e konsideroj si dobësi timen sepse ka ndodhur që kam dalur jashtë kontrollit në këto raste dhe kjo ka ndikuar edhe në atmosferën brenda ekipit.


Në një mjedis biznesi kaq konkurues ku vetëm me punë ekipore mund të mbijetohet ose krijohen produkte/shërbime inovative, një përgjigje e tillë ku kandidati e tregon dobsinë në punën ekipore nuk konsiderohet si një përgjigje e duhur.

Fokusi i intervistuesve në këtë pyetje nuk është vetëm identifikimi i dobësive tuaja por edhe i përpjekjeve që ju i keni ndërmarrë  për tejkalimin e tyre.


 

Prapa

Të fundit

Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19

ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka...

lexo më shumë...

Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese

Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...

lexo më shumë...

Shkollat përfituese në projekt

OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “...

lexo më shumë...

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj