LogIn Menu Close Menu

Për Ne

Organizata joqeveritare “Environment & Community Development” (ECD), është themeluar në Mars, 2017 dhe është aktive në implementimin e projekteve përkatëse.

Vizioni i organizatës është kontributi në fushën e edukimit, parapërgatitje dhe lehtësimin e qasjes në tregun e punës, lehtësimin e procesit të ri-integrimit të të kthyerve nga Gjermania ose shtetet tjera përkatëse dhe përkrahje për komunitetet e margjinalizuara. Rrjedhimisht, ECD përmes trajnimeve në njërën anë dhe idenitifikimit të nevojave te bizneseve për burime njerëzore në anën tjetër synon të krijojë raporte dhe lehtësojë lidhjet në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Gjithashtu organizata kontribon në mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit në Kosovë.

Organizata përbëhet nga një grup profesionistësh me ekspertizë të konsiderueshme në fushën e Burimeve Njerëzore dhe fushave të tjera të ndërlidhura me Mjedisin, fakt që lehtëson kontribimin në mënyrën e duhur përmes trajnimeve ndarjes/ shkëmbimit të përvojave dhe aktiviteteve të tjera deri te realizimi i qëllimeve. Gjithashtu, organizata ka marrëdhënie kontraktuale me ekspert të jashtëm të cilët angazhohen në projekte përkatëse.

Udhëheqësit dhe trajnerët e organizatës janë të kualifikuar në fushat e lartpërmendura dhe kanë një numër të konsiderueshëm të përvojave me organizatat ndërkombëtare si: Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Projektet e implementuara nga JICA (Agjensia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar) dhe OJQ të tjera.

Organizata ka implementuar suksesshëm projektin “Zhvillimi i Karrierës” në regjionin e Prizrenit, të mbështetur nga GIZ/ DIMAK KOSOVO. Synimi kryesor i këtij projekti ka qenë lehtësimi i ri-integrimit të të kthyerve nga Gjermania dhe shteteve tjera të Evropës në parapërgatitje dhe lehtësim për qasje në tregun e punës. Projekti ka rezultuar në punësimin e 15 pjesëmarrësve në profile relevante dhe në puna të qëndrueshme. Pjesëmarrës në këtë trajnim kanë qenë pjesëtarë nga komunitete të ndryshme, studentë nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, nxënës nga shkolla të mesme të Prizrenit, Dragashit dhe Suharekës, dhe të grupeve të tjera të cilët kanë shprehur interesimin që të jenë pjesë e trajnimeve mbi Zhvillimin e Karrierës.

 

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj