Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19
03 nëntor 2020
ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka shpërndarë një numër të konsiderueshëm të maskave mbrojtëse shumë përdorimshe për qytetarët. Përfitues kryesor të këtyre maskave kanë qenë nxënësit e shkollave publike në Prizren.
Prioritet i është dhënë Shkollave me nxënës më aftësi të veçanta siç janë:
Shkolla Burimore për nxënësit me aftësi të veçanta “ LEF NOSI”
Shoqata “AUTIZMI”
Shoqata “SINDROM DOWN KOSOVA”, si dhe
Shkolla Burimore “ Nënë Tereza”.
Vullnetarët e ECD këshilluan këta nxënës se si duhet të mbajnë maskat dhe si të ruajnë shëndetin e tyre nga COVID-19.
Me këtë rast u shpërndanë edhe broshurat të cilat kanë për qëllim informimin e qytetarëve se si të mbajnë maskën dhe si ti trajtojnë mbeturinat në këtë periudhë të pazakontë që po kalojmë.
Ky projekt përkrahet nga Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA)
Të fundit
Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese
Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...
Shkollat përfituese në projekt
OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “...
Mjedisi i pastër - përgjegjësi e të gjithëve
Fëmijët janë baza e zhvillimit dhe ata janë më të ekspozuar nga veprimet e të rriturve.