Aktiviteti i fundit me nxënësit e shkollave
07 dhjetor 2019
Shkollat Fadil Hisari - Prizren dhe Heronjtë e Lumes, Vërmicë dhe Dobrushtë, ishin pjesë e aktivitetit të radhës si pjesë e projektit “Komuna Jonë – Shtëpia Jonë”. Gjatë ditës së sotme, nxënësit vizituan ndërrmarrjen publike K.R.M " EKO Regjioni " Njësia Operative - Prizren, përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në regjionin e Prizrenit. Gjithashtu, së bashku vizituam edhe deponinë Sanitare në Landovicë, ku fëmijët patën rastin të informohen se ku përfundojnë mbeturinat të cilat kompanitë përkatëse i shkarkojnë.
Aktiviteti i sotëm u përmbyll me ndarjen e certifikatave për fëmijët pjesëmarrës, dhe shfaqjen e një dokumentari i cili kishte tematikë mbeturinat dhe rreziqet të cilat vijnë nëse nuk i menaxhojmë mbeturinat ashtu si duhet.
Ky projekt është i financuar nga European Union Kosovo, përmes Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).
Të fundit
Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19
ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka...
Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese
Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...
Shkollat përfituese në projekt
OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “...