Aktiviteti në sh.f.m.u “Haziz Tola”
15 tetor 2019

Organizata joqeveritare “Environment & Community Development” vazhdon me aktivitetet për ngritje të vetëdijësimit rreth mbeturinave të çastit në kuadër të projektit “Komuna Jonë – Shtëpia Jonë”.
Nxënësit e shkollës fillore “Haziz Tola” ishin përfituesit e radhës të këtij aktiviteti, duke identifikuar veprime të cilat janë shkaktarë të një ambienti jo të shëndetshëm, dhe duke ofruar mënyra pozitive për ndryshime.
Nxënësit e kësaj shkolle treguan interaktivitet gjatë ligjeratës duke shfrytëzuar rastin të zgjerojnë sa më shumë njohuritë e tyre për rëndësinë e mirëmbajtjes së ambientit. Pos, pyetjeve nuk munguan edhe idetë e ndryshme të këtyre fëmijëve se si ta shpëtojmë botën nga ndotja e gjithë përhapur.
Ky projekt është i financuar European Union Kosovo, përmes Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy.
Të fundit
Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19
ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka...
Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese
Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...
Shkollat përfituese në projekt
OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “...