Aktiviteti i radhës, "Komuna jonë - Shtëpia jonë"
02 dhjetor 2019
Në kuadër të Projektit “Komuna jonë - Shtëpia jonë” sot u zhvillua aktiviteti i radhës me nxënësit e dy shkollave Sh.f.m.u "Haziz Tola" dhe "Mushnikova”. Bashkë me nxënësit vizituam Ndërmarrjen Publike K.R.M " EKO Regjioni " Njësia Operative - Prizren, përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në Komunën e Prizrenit. Fëmijët u njoftuan me procesin e grumbullimit si dhe me mjetet të cilat i disponon Kompania. Ata u informuan me vështirësitë me të cilat përballen punëtorët e grumbullimit dhe nga kjo erdhën në përfundim se secili qytetar duhet të menaxhoj mbeturinat e veta ashtu si duhet, duke i shkarkuar sipas rregullave të përcaktuara nga Komuna e Prizrenit.
Pas kësaj vizituam Deponinë Sanitare në Landovicë, ku fëmijët patën rastin të informohen se ku përfundojnë mbeturinat të cilat kompanitë përkatëse i shkarkojnë.
Në fund, në zyret e ECD-së u ndanë certifikatat për fëmijët pjesëmarrës dhe u shfaq një film dokumentar i cili kishte tematikë mbeturinat dhe rreziqet të cilat na kanosen nëse nuk i menaxhojmë mbeturinat ashtu si duhet.
Ky projekt është i financuar nga European Union Kosovo, përmes Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).
Të fundit
Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19
ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka...
Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese
Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...
Shkollat përfituese në projekt
OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “...