Shkollat përfituese në projekt
28 shkurt 2020
OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “ ’Mjedisi i pastër – përgjegjësi e të gjithëve’’.
Shkollat pjesëmarrëse në këtë projekt janë tre nga zonat rurale dhe nje në zonën urbane; ‘’Ekrem Rexha’’ – Lubizhdë, ‘’Dëshmorët e Kabashit’’ – Korishë, ‘’Dy dëshmorët’’ – Piranë dhe ‘’Ibrahim Fehmiu’’-Arbanë, ndërsa, grupi I synuar janë nxënësit e klasave; tre, katër dhe pesë.
Tema e aktiviteteve janë mbeturinat e çastit të cilat janë një problem mjaft serioz në shoqërinë tonë edhe pse secili qytetarë pranon shërbimin e grumbullimit. Pjesëmarrësit u njohën me procesin e grumbullimit të mbeturinave dhe trajtimin e tyre si dhe u informuan se menaxhimi i mbeturinave është edhe përgjegjësi e tyre si gjeneratë e re e cila duhet të promovojë ruajtjen e mjedisit ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Aktiviteti i parë ka të bëjë me njohjen e pjesëmarrsëve me përgjegjësitë e tyre ndaj mjedisit dhe qasja e tyre në trajtimin e mbeturinave të çastit të cilat i gjenerojnë ata në baza ditore.
Tani edhe moshat e reja siç janë pjesëmarrësit e këtyre aktiviteteve kanë kuptuar përgjegjësit e tyre në ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e menaxhimit të duhur të mbeturinave dhe rregullave të shkarkimit.
Pjesëmarrësit vizatuan me imagjinatën e tyre mjedisin se si ata e shohin dhe poashtu edhe si do donin ta shihnin në të vërtet. Këto vizatime do të komentohen dhe debatohen në aktivitetin e radhës ku edhe do të nxirren konkluzione konkrete për veprimet që duhet të ndërmarrim si shoqëri.
Aktiviteti i dytë dhe tretë vazhdon ditëve në vijim ku pjesëmarrësit do të mësojnë për tërë procesin e trajtimit të mbeturinave duke filluar nga burimi gjenerues deri te shkarkimi final.
Ky projekt mbështetet nga Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) JICA Balkan Office.
Të fundit
Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19
ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka...
Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese
Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...
Mjedisi i pastër - përgjegjësi e të gjithëve
Fëmijët janë baza e zhvillimit dhe ata janë më të ekspozuar nga veprimet e të rriturve.