Bullizmi aktiviteti i radhës nga vullnetarët e ECD-së
04 dhjetor 2019
Grupi i vullnetarëve të organizatës ECD në Prizren, zhvilluan një aktivitet për shënimin e ditës ndërkombëtare të vullnetarizm Drenueta Berisha, Fatmire Pulaj dhe Rrezarta Ninaj me klasat e katërta të shkollës fillore “7 Marsi” në Suharekë, trajtuan temën “Bulizmi”.
Përpos informatave të cilat që i ndanë me ta, po ashtu zhvilluan edhe aktivitete tjera.
Njëri prej aktiviteteve, ishte që fëmijët të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit për disa minuta dhe t’i nxjerrin tiparet më të mira të shokut ose shoqes. Pastaj, këto tipare i shkruan në një letër të bardhë dhe i’a dhuruan njëri-tjetrit. I pyetëm fëmijët se si ndiheshin dhe i treguam që kjo është një prej mënyrave më të mira kundër bulizmit. Në pjesën e bashkëbisedimit, ata treguan ngjarje interesante, mes të cilave nuk munguan edhe pyetjet e tyre intelegjente.
Në fund u përqafuan dhe premtuan që gjithmonë do të silleshin mirë me të tjerët.
Të fundit
Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19
ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka...
Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese
Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...
Shkollat përfituese në projekt
OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “...